Friday, April 27, 2012

Sëmundja e Artritit


Artriti është një sëmundje e cila mund të prekë të gjitha artikulacionet e organizmit sidomos gjunjët, këllkun dhe shtyllën kurrizore. Shpatulla preket rrallë nga kjo patologji e cila shkakton erozionin e kërcit që mbulon kockat e artikulacionit apo edhe shkëputjen e copave të kërcit të cilat mbeten brënda në artikulacion. Shpatulla fryhet, bllokohet dhe ka dhimbje ndërsa kapsula artikulare preket nga infiamacioni kronik. Kjo patologji mund të shfaqet në të gjitha moshat por është më e shpeshtë në personat e moshave të mesme ose të avancuara. Kjo sëmundje mund të shfaqet spontanisht ose si rrjedhim i traumave, frakturave, luksacioneve apo i sëmundjeve infamatore si artriti reumatoid.
shpatulla
Simptomat: Shpatulla zakonisht bllokohet, lëvizet me vështirësi, ka një ndjesi rëndese dhe lodhet shpejt. Dhimbja mund të jetë nga disi e lehtë në shumë e fortë në varësi të shumë faktorëve si shkalla e sëmundjes (në shumicën e rasteve bëhet fjalë për artrit mbi bazë degjenerative dhe në disa raste mund të jetë artrit reumatoid) ose nga faza e akutizimit të sëmundjes.

Diagnoza: Bazohet në simptomat, egzaminimin klinik dhe laboratorik si dhe në rastet më të avancuara është e nevojshme edhe radiografia e shpatullës. Në rastet e artritit reumatoid këshilohen edhe analizat e gjakut.
Terapia: Trajtimi i artritit të shpatullës varet nga fakti se sa e dhimbshme është patologia dhe sa e pengon ajo pacientin në jetën e përditshme. Në disa raste është i nevojshëm konsultimi me reumatologun për të përcaktuar një terapi mjekësore. Shpesh janë të dobishme dhe efikase fizioterapia dhe rehabilitimi në ujë, sidomos për të ruajtur lëvizjen e plotë të artikulacionit dhe për të forcuar muskujt e shpatullës.

Nëse artriti është në fazë të avancuar me dhimbje dhe kufizim të lëvizjes së shpatullës, mund të merret në konsideratë një nderhyrje kirurgjikale e cila në rastet jo shumë të rënda mund të jetë me artroskopi. Me këtë operacion kirurgu heq kapsulën sinoviale të infiamuar dhe fragmentet e kërcit të dëmtuar. Sigurisht ky lloj trajtimi nuk zgjidh përfundimisht sëmundjen por kufizon simptomat për një periudhë të gjatë kohe. Në rastet më të rënda të sëmundjes mund të jetë e nevojshme një protezë e shpatullës me të cilën zëvendësohen sipërfaqet artikulare të cilat janë dëmtuar në mënyrë të pa-riparueshme.
Operacioni i protezës së shpatullës paraqet të njëjtat rreziqe si çdo operacion tjeter si: infeksione, rreziqe anesteziologjike, dëmtime të nervave ose enëve të gjakut të shpatullës, ose falimentimin e operacionit.

Rehabilitimi: Pas operacionit të protezës, shpatulla duhet mbështetur në një tutor për gjithë kohën e nevojshme për cikatrizimin e tendineve dhe muskujve. Ushtrimet e rehabilitimit pasiv mund të fillohen menjëherë pas operacionit dhe konsistojnë në lëvizjen e bërrylit, të pulsit dhe të dorës.
shpatulla
Brënda pak kohe mund të kryhen ushtrime pendolare të mobilizimit pasiv të shpatullës. Ushtrimet e forcimit të muskujve mund të fillojnë pas muajit të parë dhe pasi të jetë hequr tutori. Rekuperimi i funksionit artikular do të zgjasë rreth 5-6 muaj pas operacionit. Pas kësaj periudhe një rekuperim i mëtejshëm i funksionalitetit të shpatullës mund të jetë shumë modest, megjithëse ka raste kur rritja e forcës dhe e lëvizshmërisë së artikulacionit mund të vazhdojë të rritet edhe deri një vit pas operacionit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të vazhdohet një program rehabilitues i personalizuar mbi bazën e llojit të operacionit të kryer. (Shiko edhe rehabilitimi pas operacionit te shpatullës)

0 comments:

Post a Comment