This is default featured slide 1 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 2 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 3 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 4 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

This is default featured slide 5 title

Go to Blogger edit html and find these sentences.Now replace these sentences with your own descriptions.

Monday, May 27, 2013

Java 1-8 e shtatëzanisë


Në ketë artikull do të shpjegojmë së si zhvillohet bebi juaj nga java e parë deri në javën e tetë, për të vazhduar me javë të tjera në artikuj të tjerë.
Nga java e 1-3: Në të vërtetë ju akoma nuk jeni shtatzënë akoma përgaditeni për ciklin e radhës kjo ndodhë deri në javën e dytë nga dita e parë e ciklit të fundit. Në javën e tretë nga dita e parë e ciklit të fundit, veza e fekunduar levizë nëpër tubat fallop në drejtim të mitrës. Veza fillon si një qelizë e vetme, e cila më pas ndahet disa herë. Në momentin kur arrin 100 qeliza njihet si embrion.
Java e 4: Në javën 4-5 embrioni rritet dhe zhvillohet brenda mitrës. Tashme janë formuar qelizat e shtresës së jashtme të cilat janë përgjegjëse për furnizmin e frytit me gjak. Ndërsa qelizat e shtresës së brendshme janë të radhitura në 3 shtresa, nga të cilat formohen organet frytit. Nga shtresa e brendeshme ( endoderma) formohen organet e frymëmarrjes dhe gastrointestinale( mushkërit, lukthi, zorrët, fshikëza etj). Nga shtresa e mesme (mezoderma) formohet zemra, enët e gjakut, muskujt, kockat. Nga shtresa e jashtme (ektoderma) formohet: truri, syri, sistemi nervor, lëkura, flokët. Në këtë javë fryti është i futur në një qese nga e cila edhe mbijeton. Disa javë më vonë formohet placenta e cila merr përgjegjësin e ushqimit të frytit. Fryti është i rrethuar nga lëngu amniotik, nga edhe ushqehet embrioni.
Java e 5: Java ku nëna e kupton që është shtatzënë, organet e bebit tashmë janë në rrugë të mirë të zhvillimit. Në këtë javë embrioni është i gjatë rreth 2mm. Në këtë javë është rreziku i keqformimeve si spina bifida apo mos formimi i kockave të kokës. Në këtë javë zemra është e ndërtuar shumë thjeshtë e shoqëruar dhe me disa enë gjaku.
Java e 6: Akoma ju nuk keni një fryrje të barkut, në këtë javë gjinekologu me ultratinguj mund të shoh zemrën e bebit tuaj. Embrioni është i lakuar dhe ka një bisht, këmbet dhe duart e bebit duken disa të ajtje. Java e 7: Tani fryti juaj ka një gjatësi prej 10mm, në këtë periudhë truri merr hov të madh zhvillimi, prandaj edhe kemi rritje me të madhe të kokës sesa trupit të bebit, balli duket i madh, sytë dhe veshet vazhdojnë të zhvillohen. Veshi i brëndshem ka filluar të zhvillohet ndërsa i jashtmi fillon pas disa javësh. Truri, këmbët dhe duart kanë filluar të formohen e te veqohen.
Java e 8: Në këtë javë kembët dallohen por jo gjitha pjesët e tyre. Fetusi është akoma brenda qeses amniale, placenta është duke u formuar gjegjësisht duke i formur vilet e saj të cilat i ndihmojnë për ngjitje në mitër. Pra fetusi akoma merr ushqimin nga qesja amniotike.

Punoi: D.Zeqiraj

Saturday, May 19, 2012

Shkallet e Kancerit

Do te perqendrohemi me shume tek TNM( T-Tumori Primar, N-Nyje Limfatike, M- Metastaza te Largeta).
Po fillojm me T: ne baze te shtrirjes se Tumorit Primare kemi disa nenklasa te paraqitura si me poshte

TX: Tumori Primar nuk mund te vlersohet
T1: Tumori Primar i lokalizuar brenda organit
T2: Tumori Primar ka fillu te pushtoj strukturat per rreth organit
T3: Tumori Primar ka pushtuar strukturat fqinje me apo pa pranin e eneve te gjakut dhe eneve limfatike
T4: Tumori Primar pak me i avancuar se ne T3

Nyjet Limfatike dhe keto kane disa nenklasa:
Nx: Nuk vlersohet prekje e Nyjeve Limfatike Regjionale
N0: Nuk verehet prekje e Nyjeve Limfatike Regjionale
N1: Verehet prekje e Nyjeve Limfatike me madhesi 2 cm 
N2: Veheret prekje e Nyjeve Limfatike me madhesi prej 2 cm deri ≤ 5 cm
N3: Verehet prekje e Nyjeve Limfatike me dimenzione >5 cm


Metastazat e Largeta dhe keto kane disa nenklasa:
M0: Nuk ka deshmi per Metastaza te largeta
M1: Prezence e Metastazave te largeta
M2: Metastaza te gjeneralizuara ne shumicen e organeve.


Ne baz te kesaj mund te orjentohemi e te dime se cila eshte prognoza per pacientin, kuptohet jo ne total por na ndihmon shume. 


Ju kerkojm ndejse per gabimet ne drejteshkrim pasi e shkruam shpejt.

Friday, May 18, 2012

Karcinoma Papilare e Tiroides


Ca papilaren e tiroides është relativisht e zakonshme mirë diferencuar. Pavarësisht karakteristikave të mirë të diferencuara të tij, ca papilare mund të jetë haptazi ose minimalisht pushtuese. Në fakt, këto tumore mund të përhapet me lehtësi në organet e tjera. Tumoret papilar kanë një tendencëpër të pushtuar nyjet limfatike por kanë më pak gjasa për të pushtuar enët e gjakut. Ca papilare shfaqet si një masë të parregullt të ngurta ose cistike parenhimen e  tiroides normale.  Tumoret papilare   tiroides janë forma më e zakonshme e kancerit tiroid qe rezultojnë nga ekspozimit ndaj rrezatimeveJetëgjatësia e pacientëve me këtë kancer është e lidhur me moshën e tyre. Prognoza është më e mirë për pacientët më të rinj se për pacientët që janë më të vjetër se 45 vjet. Të rreth 11% e pacienteve jane pranishëme  metastazat jashtë qafës dhe mediastinumitNë një studim, incidenca e përgjithshme e rastësishme papilomatumor (IPC) në sëmundje beninje tiroide ishte 12%. Sipas këtij studimi dhe të tjerëve, shoqata e IPCs me tiroiditi Hashimoto mund të tregojnë një lidhje me kancer tiroide. Totali mund të konsiderohet e përshtatshme  pacientët me thyroiditis Hashimoto dhe adenoma folikulare kërkon operacion.

Kerkojm falje per ndonje gabim drejteshkrimore.

Thursday, May 17, 2012

Kanceri i Tiroides!

Kanceri i tiroides përbën rreth 1% të të gjithë tumoreve tek njeriu, por vlen të theksohet se vdekshmeria nga ky tumor është e vogël. Kjo si pasoje e trajtimit, por edhe për shkak se vetëm një pjesë shumë e vogël e tumoreve të tiroides është me agresivitet të lartë. Në një vit, mesatarisht diagnostikohen rreth 3 raste për 100 000 banorë me kancer të tiroides. Ky tumor është më i shpeshtë tek femrat në krahasim me meshkujt.
Kohët e fundit është vënë re rritje dramatike e rasteve me kancer të tiroides në popullsitë e Bjellorusisë dhe Ukrainës të ekspozuara ndaj ndotjeve bërthamore pas aksidentit në Centralin e Cernobilit në 1986. Në këtë rast janë izotopet radioaktive të jodit përgjegjëse për shkaktimin e kancerit njerëzor.
Përsa i përket ecurisë në kohë, këto tumore të shkaktuara nga rrezatimet janë të ngjashme me tumoret që shfaqen në formë spontane dhe nëse trajtohen mirë, prognoza në kohë është shumë e favorshme.
Përsa i përket ecurisë në kohë, këto tumore të shkaktuara nga rrezatimet janë të ngjashme me tumoret që shfaqen në formë spontane dhe nëse trajtohen mirë, prognoza në kohë është shumë e favorshme.
Klinikisht, një nodul tiroidien mund të jetë i izoluar, pra i vetëm, pa shenja që zbulohen rastësisht gjatë ekzaminimit të pacientit por mund të jetë dhe një nodul me dimensione më të mëdha që mund të zbresë deri në brendësi të toraksit duke shkaktuar shtypje në organet përreth. Nodujt mund të jenë kiste të thjeshta (kavitete të mbushura me lëng), noduj në tiroiditet autoimune kronike (sëmundje inflamatore të gjendrës tiroide), tumore beninje dhe shumë më rrallë, malinje. 
Më në risk, nodujt e mëdhenj.
Eshtë e rëndësishme të përcaktohet natyra e nodulit. Edhe pse ekziston rreziku i pranisë së kancerit në nodujt e vegjël, ai është më i lartë në nodujt me dimensione më të mëdha. Gjithashtu, në nodujt e vegjël edhe nëse ekzistojnë karcinoma (tumore malinje) ata zakonisht kanë rritje shumë të ngadaltë. Në këtë rast është e rëndësishme kontrolli i vazhdueshëm nga specialisti me ekografi. Nëse kemi të pranishëm dhe 2 nga faktorët e rrezikut për malinjitet, atëherë duhet të bëhet biopsia e nodusit pasi probabiliteti i pranisë së kancerit është i lartë. Biopsia kryhet me anë të një ageje të hollë, me anë të së cilës merret material i mjaftueshëm për ekzaminime. Eshtë një ndërhyrje e thjeshtë, pa dhimbje (ngjan me një injeksion intramuskular), pa anestezi dhe pa ndërlikime. Preferohet të kryhet nën ekzaminimin ekografik. Zakonisht në praninë e një noduli para bërjes së biopsisë kryhen disa ekzaminime të hormoneve tiroidiene në gjak, që mund të jenë të ndryshme nga një pacient në tjetrin sipas këshillës së specialistit. Biopsia mund të përgjysmojë numrin e ndërhyrjeve kirurgjikale për heqjen e nodujve të tiroides. Në këtë mënyrë reduktohet dhimbja dhe shqetësimi tek pacientët si dhe shpenzimet e sistemit sanitar. Biopsia e tiroides me age të hollë na jep informacion të dobishëm në rreth 80% të rasteve.
Kur evitohet kryerja e biposisë
Shintigrafia e tiroides është një ekzaminim tjetër mjaft i dobishëm për diagnostikimin e natyrës së nodujve të tiroides. Ajo na jep informacion që është vështirë të merret me mënyra të tjera mbi gjendjen funksionale të nodulit të tiroides. Nodujt që rezultojnë “të ngrohtë” pra që e mbajnë lëndën radioaktive pothuajse gjithmonë janë beninjë. Në këto raste mund të evitohet kryerja e biopsisë së nodulit. Ekografia është një nga ekzaminimet më të shpeshta. Kjo falë dhe lehtësisë se ekzaminimit, pasi nuk konsiderohet ekzaminim invaziv dhe falë çmimit të lirë. Jep informacion mjaft të detajuar për strukturën jo vetëm të nodujve, por dhe të vetë gjendrës tiroide. Gjithashtu, mund të shohim dhe limfonodujt e të vlerësojmë karakteristikat e tyre me anë të këtij ekzaminimi. Së bashku me të dhënat e tjera, ekografia na ndihmon në përcaktimin e natyrës së nodulit dhe na orienton se cilët noduse janë me rrezik të lartë dhe se kur duhet bërë biopsia e tyre.
Debati në zhdukje për jodin radioaktiv
Pas diagnostikimit të një noduli malinj rekomandohet heqja kirurgjikale e tij. Kjo shoqërohet më pas me trajtim me anë të jodit radioaktiv, i cili shkatërron qelizat e mbetura të tiroides që nuk ishte e mundur të hiqeshin me anë të kirurgjisë. Përdorimi i jodit radioaktiv ka ngjallur debate për efektet e tij në organizëm. Ai përdoret jo vetëm në kancerin e tiroides, por dhe në sëmundje të tjera të tiroides. Tashmë ka më shume se 70 vite që jodi radioaktiv përdoret në trajtimin e sëmundjeve të tiroides dhe në bazë të të dhënave që kemi, mund të përjashtojmë efekte të dëmshme të tij në organizëm. Rekomandohet më pas ndjekja nga specialisti me kontrolle periodike të hormoneve në gjak dhe me anë të ekografise së qafës. Së fundi, kemi një të dhënë mjaft inkurajuese: Mbijetesa e pacientëve 5 vite pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimit me jod radioaktiv është rreth 90%. Të dhëna që sugjerojnë natyrë tumorale të nodulit të gjendrës tiroide

Monday, May 14, 2012

Si te mirret nje Anamnezë


Ankesat kryesore: vjellje ,barkqitje.

Anamneza e semundjes: Semundja me simptomat e lartepermendura ka filluar para 4 dite.Është vizituar te mjeku ambullantori i cili ka ordinuar terapi, por gjendja nuk I permiresohet dhe udhezohet ne Klinike, ku edhe pranohet në Repartin e Gastros acute per trajtim dhe egzaminim te metutjeshem.

An. Vitae: Femiu I -rë, nga shtatëzania e I-rë,htatzani e kontrolluar dhe e përfunduar në termin me rruge normale ,në KOGJ-Prishtinë ,me PL; 3200g, BCG+, Hep B +, AD3+. Ushqimi me qumesht Bebellak.Ky eshte hospitalizimi i dyte(nuk posedon dokumentacion mjaksore).

An. Familiare;I mohon semundjet trasheguese, ngjitese, si dhe semundjet tjera me rendesi mjekesore ne familje.

An. Socio-epidemiologjike: Jeton nw kushte mesatare pwr jete.

Egzaminimi objektiv: Ne pranim eshte femije i gjinise mashkullore, mosha 15 muaj, MT: 9400gr,i zgjuar,i zbehte,afefebril, eukardik,eupnoik, normotonik, eurefleksiv.I dehidruar,le përshtypjen e të sëmurit mesatarisht të rende.

Lekura: e zbehte, turgori dhe elasticiteti i redukuar. 
Koka: formë dhe konfiguracion të rregullt. 
Syte: bulbuset ne orbita, bulbomotorika e ruajtur, bebezat izokorike, reagojne në dritë. 
Hunda: formë dhe madhësi normale, vrimat e kalueshme, pa secret. 
Veshet: laprat me formë dhe madhësi normale, kanali I jashtëm I kalueshëm, pa secret, traguset jo të ndieshme në palpacion. 
Goja: buzët e zbehta, gjuha e shtresuar, gryka lehte e skuqur. 
Qafa: cilindrike, e levizshme në të gjitha drejtimet, gjëndra limfatike regjionale nuk palpohën. 
Kafazi I kraherorit: cilindrik, simetrikisht i levizshem gjatë respiracionit, pa deformitete, pa retrakcione. 
Mushkritë: në auskultim dëgjohet frymëmarrje bronkovezikulare në të dy anët e mushkrive. 
Zemra: aksioni i zemrës ritmik, tonet e qarta, zhurme nuk degjoj.FC 112/min 
Abdomeni: ne nivel te kafazit të kraherorit, pa ndjeshmëri palpatore, hepari dhe lieni në normë. 
SUGJ: së jashtmi tipik për moshën dhe gjininë. 
SLM: ekstrmitetet e lëvizshme, pa edema dhe deformitete. 
SNQ: i zgjuar, reagon ne ngacmime te jashtme, shenjat meningjeale negative.

Nje anamneze e mire 50% e diagnozes.

Rezonanca Magnetike!

                                   


Rezonanca magnetike është një ekzaminim imazherik joinvaziv, pa dhimbje që ndihmon mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme , kur metodat e tjera radiologjike janë të pamjaftueshme. Rezonanca Magnetike, pra RM, përdor fushë të fuqishme magnetike, valë elektromagnetike dhe një kompjuter për të prodhuar pamje të detajuara të organeve, indeve të buta, kockave dhe virtualisht të gjitha strukturave të tjera të brendshme të trupit.
RM nuk përdor rrezatim të jonizuar (rrezet x). Imazhet e detajuara të RM i mundësojnë mjekut të vlerësojë më mirë pjesët e trupit dhe patologji të veçanta që nuk mund të përcaktohen në mënyrë të përshtatshme me metodat e tjera të imazherisë si rreze x, ultratingujt ose tomografinë e kompjuterizuar
(e quajtur edhe CT ).
Rezonanca Magnetike e sistemit muskuloskeletal përdoret për të diagnostikuar apo vlerësuar:
- dëmtimet e meniskut, ligamenteve, kartilagos tendoneve dhe muskujve.
- frakturat (në pacientë të veçantë).
- patologjitë e diskut spinal (p. sh, hernia diskale).
- dëmtimin e shtyllës kurrizore pas traumave
- dëmtimet e lidhura me sportin dhe çrregullimet e lidhura me punën të shkaktuara nga sforcimi i përsëritur ose goditjet e fuqishme.
- infeksionet (p. sh. osteomieliti).
- tumoret (p. sh. tumoret fillestare dhe metastazat) që përfshijnë kockat dhe kyçet
- dhimbjen, ënjtjen ose hemorragjinë në indet brenda dhe përreth kyçeve dhe kockave.
Rezonanca Magnetike gjithashtu përdoret për të diagnostikuar:
- tumoret e kraharorit, abdomenit ose pelvisit
- patologjitë funksionale dhe anatomike të zemrës.
- tumoret dhe anomalitë e tjera të organeve ripro­dhuese (p. sh. uterusin, ovaret, testikujt, prostatën).
- sëmundje të mëlçisë ose organeve të tjera (kur diagnoza nuk arrihet me teknika të tjera).
- anomali dhe sëmundje vaskulare, arteriale dhe venoze(Angiografia RM).
- patologjitë e tëmthit dhe rrugëve hepatobiliare (MRCP) si alternative e ERCP invazive.
Si funksionon procedura?
Ndryshe nga ekzaminimet konvencionale me rreze x dhe tomografia e kompjuterizuar (CT), RM-ja nuk ka radiacion. Ajo përdor fushën magnetike e cila përfitohet nga rryma elektrike. Ndërkohë që ju rrini shtrirë brenda njësisë së RM-së, valët elektromagnetike drejtohen tek protonet në zonën e trupit tuaj që do të studiohet. Nën ndikimin e fushës magnetike, këto protone ndryshojnë pozicionin e tyre, duke prodhuar sinjale që kapen nga bobinat. Më pas një kompjuter përpunon sinjalet dhe prodhon një seri imazhesh secila prej të cilave tregon një shtresë të hollë të trupit që më pas përpunohen në pamje 3 dimensionale shumëplanëshe.
Për shkak se protonet janë më të shumtë në molekulat e ujit, imazhet RM tregojnë diferenca në përmbajtjen e ujit në inde të ndryshme të trupit. Si rrjedhim, RM është veçanërisht e përshtatshme për të zbuluar çrregullimet në zonat e sëmura të trupit, për shembull, zonat e prekura nga tumoret, infeksionet dhe inflamacionet të cilat ndikojnë në prishjen e ekuilibrit të lëngjeve në qelizë dhe jashtë saj. Në përgjithësi, diferencimi i indeve anormale (të sëmura) nga indet normale është veçanërisht më i lehtë me RM sesa me modalitetet e tjera të imazherisë siç janë rrezet x, CT dhe ultratingujt.
Përfitimet
- Rezonanca Magnetike është një teknikë jo-invazive e imazherisë që nuk përfshin ekspozimin ndaj radiacionit ,prandaj eshte e pershtatshme per te gjitha moshat.
- Imazhet e RM të trurit dhe strukturave të tjera kraniale janë më të qarta dhe më të detajuara se me metodat e tjera të imazherisë. Ky detaj e bën RM një mjet të pazëvendësueshëm në vlerësimin e shumë patologjive te trurit, përfshirë dhe tumoret.
- Angiografia RM jep imazhe të detajuara të enëve të gjakut..
- RM e indeve të buta të trupit – siç është zemra, mëlçia dhe shumë organe të tjera – kanë një ndjeshmëri të madhe për të identifikuar dhe karakterizuar patologjitë dhe lezionet lokale në krahasim me metodat e tjera të imazherisë. Ky detaj e bën RM një mjet të pazëvendësueshëm në diagnostikimin e hershëm dhe vlerësimin e shumë lezioneve fokale dhe tumoreve.
- RM është provuar si metoda më e vlefshme në diagnostikimin e shumë patologjive përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut dhe ato të sistemit muskuloskeletal.
- RM jep informacion të detajuar jo vetëm për strukturën e një organi po edhe për funksionin e tij.
- Lënda e kontrastit e përdorur në ekzaminimet e RM ka më pak mundësi të prodhojë reaksione alergjike sesa kontrastet me bazë jodi të përdorura ne CT.
Rreziqet
- Rezonanca Magnetike nuk paraqet ndonjë rrezik për pacientin kur ndiqen udhëzimet përkatëse të sigurisë.
- Megjithëse fusha e fortë magnetike nuk është e dëmshme në vetvete, pajisjet mjekësore që përmbajnë metale mund të keq-funksionojnë ose të shkaktojnë probleme gjatë një ekzaminimi RM.
- Ka një rrezik shumë të vogël për reaksion alergjik nëse injektohet lëndë kontrasti. Reaksione të tilla janë zakonisht të lehta dhe kontrollohen mirë nga medikamentet. Fibroza nefrogjenike është aktualisht një komplikacion i rrallë i RM që mendohet të shkaktohet nga injektimi i disa (por jo të gjitha) kontrasteve të RM në pacientë me funksionim të dobët të veshkave.
- Megjithëse nuk ka asnjë arsye për të besuar se Rezonanca magnetike dëmton fetusin, efektet e fushës së fortë magnetike nuk janë kuptuar mirë. Për këtë arsye rekomandohet qe gratë shtatzëna te këshillohen paraprakisht me mjekun përpara se te kryejne kete ekzaminim.
RM është zgjidhja më e mirë për ekzaminimin e:
- Trurit
- Artikulacioneve si gjuri, shpatulla, kyçi i dorës e i këmbës etj
- Shtyllës kurrizore për sëmundje të diskut
- indeve te buta
Aktualisht RM është ekzaminimi më i ndjeshëm i imazherisë së kokës (veçanërisht trurit) rutinë në praktikën mjekësore.
Rezonanca Magnetike e Gjirit është metoda më e avancuar diagnostikuese e gjirit, e cila ofron informacion të vlefshëm rreth shumë patologjive të gjendrës mamare që nuk mund të merren përmes modaliteteve të tjera të imazherisë, siç janë mamografia dhe ekoja duke çuar në diagnozën e saktë. Rekomandohet fuqishem sidomos per pacienten me risk te larte per zhvillimin e kancerit te gjirit sic jane ata me predominance genetike ( BRCA1 dhe 2) histori familjare, kancer te ovareve , pacientet me gji te dendur ne mamografi apo te diagnostikuar me pare me lezione prekanceroze.
Rezonanca Magnetike e gjithë trupit (whole body MR) është ekzaminim i detajuar i gjithë trupit (nga koka deri te këmbët) që realizohet me anë të sitemit modern TIM të RM dhe përdoret në diagnostikimin dhe percaktimin e shkallës së përhapjes të shume patologjive.

Sunday, May 13, 2012

Cistet, armiku i trupit te femrës!

                          


Çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vaginale) dhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trupi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Pra, janë të gjitha shqetësime, që i detyrohen një infeksioni të veshkave shkaktuar nga disa baktere, të cilat jetojnë në brendësi të trupit të njeriut, pa dhënë probleme, por që kur prekin veshkat i pezmatojnë.
Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë, është t‘i drejtohet doktorit personal, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash. Natyrisht që analiza më e rëndësishme është urinokultura, e cila shërben për të kuptuar se çfarë ka shkaktuar infeksioni dhe cilat ilaçe antibakteriale duhen përdorur për të luftuar infeksionin. Në rast se simptomat ripërsëriten do të jetë e nevojshme t‘i nënshtroheni një ekografie të aparatit urinar ose një urografie për të kuptuar nëse zanafilla e problemit duhet të kërkohet te një shkaktar tjetër, si pielonefriti, një infeksion që prek pjesën e sipërme të aparatit urinar.
Por cilët janë faktorët që mund të shkaktojnë një sulm cistit akut? Faktorët janë të ndryshëm, por kur ato identifikohen ndihmojnë për të mos pasur të rinj. Marrëdhëniet seksuale, për shembull, mund të shkaktojnë të ashtuquajturin “cistitin e muajit të mjaltit”. Kryesisht ato që preken janë femrat me një aktivitet seksual intensiv (të paktën tri marrëdhënie në javë). Ndonjëherë bakteret e zorrëve mund të jenë të pranishme në zonën gjenitale dhe gjatë një marrëdhënieje mund të infektojnë rrugët urinare. Për të shmangur këtë të keqe, është mirë që pas çdo takimi të zjarrtë të bëni urinën. Edhe femrat që vuajnë nga kapsllëku kronik, preken më shpejt nga infeksioni i rrugëve urinare. Kështu, bakteret e pranishme për një kohë të gjatë në zorrë, mund të shkaktojnë djegie dhe inflamacion në rrugët urinare. Në këtë rast duhet të konsumoni sa më shumë fruta, zarzavate dhe ushqime integrale.
Një rol shumë të rëndësishëm luan edhe higjiena intime. Duhet të shmangni medoemos, kur përdorni letër higjienike, kalimin nga zona anale në atë gjenitale për të mos transportuar baktere. Gjithashtu, nuk duhet të vishni mbathje të ngushta dhe sintetike. Lahuni shumë herë në ditë, por mos përdorni detergjentë intimë, sepse këto të fundit mund ta ndryshojnë pehazhin dhe ulin mbrojtjen e organizmit. Edhe gjaku i menstruacioneve është terren pjellor për shumimin e baktereve. Në këtë rast, këshilla e duhur është të ndërroheni çdo dy orë, edhe nëse nuk keni shumë fluks. Një tjetër faktor për krijimin e cisteve është edhe fillimi i menopauzës.
Por shfaqja e cisteve mund të varet edhe nga faktorë të tjerë, më të zakonshmet janë ekspozimi ndaj të ftohtit, stresi, çrregullimet menstruale, alergjitë, mosushqyerja, si dhe shqetësimet psikosomatike. Pra, në rast cistiti, por edhe higjienë dietetike korrekte është shumë e rëndësishme të konsumoni 1,5 litra ujë në ditë.
Cilat mosha janë më të rrezikuara? Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve. Për shembull te vajzat e vogla mungojnë ende mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave. Te moshat e rritura, infeksionet vaginale luajnë një rol shumë të rëndësishëm, sidomos kur një femër ka shumë partnerë dhe kryen marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Dhe në fund në menopauzë (ashtu siç u ndodh vajzave të vogla). Te gratë në menopauzë mungojnë sërish mbrojtësit e epitelit të sipërfaqes së vaginës dhe veshkave, kështu që bakteret mund të jenë të pranishme në pjesën e poshtme të organit gjenital.